Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

https://klankosova.tv/procesi-gjyqesor-ne-hage-po-hyn-ne-fazen-vendimtare/Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare - Klan Kosova

Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë seancë do të vazhdojë paraqitja e provave, nga dëshmitarët që janë ftuar nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi, dhe e njëjta është paraparë të nis nga ora 09:00, transmeton Klankosova.tv.

Nga 11 dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja, deri më tani kanë dëshmuar katër prej tyre, James Rubin, Paul Williams, John Stewart Duncan dhe Jock Covey.

The post Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Klan Kosova.