Jehona Shala po vazhdon të shkëlqejë në futbollin rumun, në muajin e parë pas transferimit te skuadra Csikszereda.
Futbollistja kosovare iu bashkua këtij ekipi gjatë verës nga KFF Mitrovica, ndërsa po kalon një formë të jashtëzakonshme.
Në katër ndeshjet e para, Shala ka arritur të shënojë pesë gola, duke u bërë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së saj.
Në ndeshjen e fundit, ku Csikszereda triumfoi me rezultat të thellë 0-4 ndaj Vasas, sulmuesja prizrenase ishte përsëri vendimtare.
Ajo realizoi dy golat e parë të sfidës, duke i dhënë epërsi dhe qetësi ekipit që më pas kontrolloi plotësisht lojën.
Me këtë paraqitje, Shala e ka forcuar pozitën e saj si një prej lojtareve më produktive në kampionat dhe një nga transferimet më të suksesshme të klubit rumun këtë sezon. /Telegrafi/