Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha ka dhënë detaje lidhur me shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, duke thënë se banorët e zonës janë deklaruar se rrjedhja e ujit ka qenë e mëhershme.
Ajo tha se deri më tani nuk janë evakuuar banorët, por kjo mund të ndodh nëse konstatohet se ka rrezik.
“Banorët kanë thënë se rrjedhja e ujit ka qenë e mëhershme, e kanë parë shumë më herët, mirëpo kjo gjë nuk është adresuar asnjëherë dhe si pasojë e kësaj ka ardhur deri tek zbutja e dheut e më pas shembja që ka ndodhur. Deri më tani nuk është evakuuar asnjë banorë i kësaj ndërtesë, meqë sipas Fushticës, deri më tani nuk ka rrezik”, tha ajo.
Berisha tha gjithashtu se gjatë kohës sa kanë qëndruar aty, ka pasur shembje të vazhdueshme të dheut, derisa rruga është ndaluar për qarkullim.
“Sa qëndruam këtu, ne kemi parë shembje të vazhdueshme të dheut, mirëpo deri në këto momente nuk është marrë ndonjë masë tjetër, përveçse zonë është rrethuar me shiritë dhe është ndaluar qarkullimi i plotë në këtë rrugë dhe nuk do të jetë e hapur për qarkullim për një kohë të gjatë, derisa të rregullohet dhe të evidentohen të gjitha shkaqet e rrezikut”, tha ajo./Klankosova.tv


