E hënë, 5 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeVazhdon përplasja mes Komunës së Prishtinës dhe KRM 'Pastrimi' - akuzojnë njëra...

Vazhdon përplasja mes Komunës së Prishtinës dhe KRM ‘Pastrimi’ – akuzojnë njëra tjetrën për keqmenaxhim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar me ashpërsi pas lajmit se ndërmarrja publike “KRM Pastrimi” po përballet me vështirësi të mëdha financiare. Ai e ka cilësuar situatën e krijuar si pasojë e “paaftësisë dhe papërgjegjësisë” së menaxhmentit aktual.

Rama paralajmëroi se për shkak të keqmenaxhimit, jo vetëm që rrezikohen pagat e punëtorëve, por edhe funksionimi i deponisë mund të ndalet, me pasoja serioze për qytetin.

“Pastrimi është drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit. Kjo ndërmarrje publike që duhet ta mbajë të pastër është shndërruar në barrë për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së menaxhmentit,” deklaroi ai në një video-mesazh.

Ai shtoi se qytetarët po e ndjejnë çdo ditë pasojën e këtij keqmenaxhimi dhe akuzoi drejtuesit se, ndonëse përfitojnë paga të majme, nuk dinë t’i udhëheqin punonjësit: “Sot rrezikohen pagat e punëtoreve, deponia mund të mbyllet dhe qyteti po e ndjen çdo ditë pasojën e këtij keqmenaxhimi. Punëtorët nuk kanë faj, fajin e kanë ata që kanë marrë paga të majme menaxheriale por nuk kanë ditë dhe nuk kanë dashtë me udhëheq drejt ndërmarrjen.”

Rama paralajmëroi se më 6 maj do t’i drejtohet Kuvendit Komunal me kërkesën për ndihmë emergjente financiare, në mënyrë që të mbrohen punëtorët dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Ai nënvizoi gjithashtu se nuk do të lejojë që Prishtina të mbulohet nga mbeturinat për shkak të keqmenaxhimit.

Nga ana e saj, “Pastrimi” Sh.A shpjegon se kriza financiare ka ardhur si pasojë e moszbatimit të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave të miratuar nga Kuvendi Komunal.

Sipas kësaj rregulloreje, pagesat për mbeturinat duhet të kryhen direkt në llogarinë e kompanisë, por, sipas ndërmarrjes, udhëzimet e dhëna nga Komuna kanë orientuar pagesat kah vetë institucioni komunal, duke krijuar borxhe të papaguara prej 2.7 milionë eurosh që nga janari 2025.

Në reagimin e kompanisë thuhet:

Pra, nga janari 2025 e deri tani kur po flasim, borxhet e papaguara për shkak të kërkesës së kundërligjshme nga Komuna kanë arritur vlerën e 2.7 milionë eurove. Në vijimësi, dhe më së fundi më datë 2 maj 2025, Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes i është drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Komunës me kërkesë për zbatim të rregullores në fuqi, me njoftim edhe për institucionet kompetente, duke shprehur gatishmërinë për zgjidhje institucionale dhe të qëndrueshme.

Sa i përket menaxhimit të brendshëm, “Pastrimi” thekson se Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) i ka dhënë opinionin më të mirë të mundshëm për performancën, ndërsa pasqyrat financiare për vitin 2024 tregojnë kthimin nga humbje prej 1.5 milionë eurosh në një fitim bruto prej 5%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT