E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht, transmeton Klankosova.tv

:Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi”, bën të ditur KQZ, transmeton Klankosova.tv.

The post Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT