E diel, 13 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/vazhdon-operacioni-i-kerkimit-per-85-vjecarin-nebi-tejeci/Vazhdon operacioni i kërkimit për 85 vjeçarin, Nebi Tejeci - Klan Kosova

https://klankosova.tv/vazhdon-operacioni-i-kerkimit-per-85-vjecarin-nebi-tejeci/Vazhdon operacioni i kërkimit për 85 vjeçarin, Nebi Tejeci – Klan Kosova

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, ka bërë të ditur se është duke vazhduar operacioni i kërkimit në fshatin Gorozhup të Prizrenit, për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci.

Në njoftim thuhet, se ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur.

“Ftojmë qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë drejtim, të kontaktojnë autoritetet përkatëse sa më parë, në nr. të telefonit 112 apo në 045/112-102”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

ShKKSh thekson tutje se kërkimet do të vazhdojnë derisa të kemi rezultate.

“Falënderojmë të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin!”.

Pezullohen kërkimet për 85-vjeçarin e zhdukur në Gorozhup të Prizrenit

The post Vazhdon operacioni i kërkimit për 85 vjeçarin, Nebi Tejeci appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT