E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/vazhdon-largimi-i-pajisjeve-nga-qmf-ja-ne-softaj-te-ferizajt-video/Vazhdon largimi i pajisjeve nga QMF-ja në Softaj të Ferizajt (VIDEO) -...

https://klankosova.tv/vazhdon-largimi-i-pajisjeve-nga-qmf-ja-ne-softaj-te-ferizajt-video/Vazhdon largimi i pajisjeve nga QMF-ja në Softaj të Ferizajt (VIDEO) – Klan Kosova

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Softaj të Ferizajt, për të cilën Klankosova.tv, ka raportuar edhe më herët, po përballet me probleme serioze që rrezikojnë funksionimin e saj të plotë.

Siç raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, disa pajisje mjekësore janë larguar tashmë nga kjo qendër, ndërsa së fundmi është marrë vendim që të tërhiqen edhe disa aparatura të tjera thelbësore.

 Si pasojë, ekziston rreziku që kjo qendër të mbetet plotësisht jashtë funksionit.

Kryetari i fshatit poashtu apeloi për gjendjen.

“Po shkon drejt mbylljes së plotë. Si banorë jemi shumë të shqetësuar dhe do të ankohemi në instancat më të larta për këtë çështje”, deklaroi ai.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

The post Vazhdon largimi i pajisjeve nga QMF-ja në Softaj të Ferizajt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT