Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

news image

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke vazhduar sot pjesa e dytë e seancës gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Pas dëshmisë së ekspertit mjeko-ligjor Naim Uka, seanca është rifilluar me rikthimin në sallë të të akuzuarve, avokatëve, prokurores dhe trupës gjykuese.

Radhën për të dëshmuar e ka marrë Jeton Binaku, i cili është ftuar nga prokurorja e rastit për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen që tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar.

Seanca po vazhdon, ndërsa pritet që dëshmia e Binakut të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat që çuan në vrasjen makabre të 30-vjeçares.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/