Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeVazhdon dëshmia e ekspertit holandez në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Vazhdon dëshmia e ekspertit holandez në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dëshmitari holandez, Koen Herlaar, është dëgjuar pjesërisht në seancë private. Avokatja e Hashim Thaçi, Sophie Menegon, kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë atë të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes, duke kundërshtuar refuzimin e tij për t’u përgjigjur me arsyetimin e konfidencialitetit.

Sipas saj, dëshmitari i thirrur nga Prokuroria nuk ka paraqitur bazë ligjore për këtë qëndrim.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për pengim të drejtësisë. Prokuroria pretendon se posedon prova, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, ndërsa mbrojtja i ka kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se provat nuk dëshmojnë veprat penale.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se gjatë vizitave në Hagë në vitin 2023 u kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve në procesin për krime lufte.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT