Zjarret kanë vijuar të përfshijnë sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore në komunën e Lipjanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas informacioneve, dyshohet se mbi 10 hektarë me grurë janë djegur si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer gjatë orëve të pasdites së sotme, shkruan Klankosova.tv
Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, duke rrezikuar edhe parcelat përreth.
Ekipet e zjarrfikësve nga Lipjani janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
Ende nuk dihet për shkaqet e zjarrit. / Klankosova.tv
Zjarr në Krojmir të Lipjanit, digjet gruri dhe një pjesë e malit
The post Vazhdojnë zjarret në Lipjan, dyshohet për 10 hektarë grurë të djegur appeared first on Klan Kosova.