Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 60 vjeçarit të zhdukur nga Malisheva (FOTO)

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 60 vjeçarit të zhdukur nga Malisheva (FOTO)

Kërkimet për Ramadan Sopaj, i cili u shpall i zhdukur që nga 5 tetori, janë duke vazhduar ende.

Ekipet e shpëtimit, janë parë në fshatin Jançisht të Malishevës, ndërsa kërkojnë që të bien në gjurmë të 60 vjeçarit, nga i cili familja nuk ka dëgjuar që dy ditë, transmeton klankosova.tv.

Kujtojmë se në një njoftim paraprak, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, bëri të ditur se kërkimet për gjetjen e tij janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë.

The post Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 60 vjeçarit të zhdukur nga Malisheva (FOTO) appeared first on Klan Kosova.