E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e...

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit, janë duke vazhduar sot.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, raportoi nga terreni për “Info Magazine”, duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, i cili bëri të ditur se 33-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga ura dhe nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

Sipas raportimeve nga Sinjali, viktima është nga fshati Cerajë i Mitrovicës dhe jeton në Suedi. Ai kishte ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet verore. /Klankosova.tv

The post Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT