Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Reçakut.
Atje, homazhe ka bërë edhe kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, së bashku me anëtarë të Kuvendit Komunal.
Ata nderuan 45 civilët shqiptarë që u vranë nga forcat serbe më 15 janar 1999 në Reçak, transmeton Klankosova.tv.


