Vazhdojnë gërmimet në Kozhle, ku dyshohet për mbetje mortore nga lufta

Vazhdojnë gërmimet në Kozhle, ku dyshohet për mbetje mortore nga lufta

Prej më shumë se tri javësh, ekspertët mjeko-ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore po kryejnë gërmime në lokacionin Kozhle, në rrethinën e Novi Pazarit.

Siç ka njoftuar Instituti,  dëshmitarët bëjnë të ditur se aty mund të jenë mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Derisa deri më tani në Serbi janë gjetur pesë varreza masive, ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 950 personave shqiptarë, punimet vazhdojnë pa ndërprerje.

“Puna dhe kërkimi në këtë drejtim vazhdon edhe sot dhe nuk do të ndalet derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës.
Ekspertët mjeko ligjorë të Institutit në bashkëpunim me ekspertët e EULEX-it, dhe organizatat tjera që e ndihmojnë këtë proces, bazuar në mandatin ligjor mbesin të përkushtuar që të japin kontributin e tyre në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, shkruhet në njoftimin e IML-së.

The post Vazhdojnë gërmimet në Kozhle, ku dyshohet për mbetje mortore nga lufta appeared first on Klan Kosova.