Si pasojë e një vetaksidenti që ngjau në mesnatën e sotme në Treboviq të Pejës, një person nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar.
Klankosova.tv mësoi se viktima që humbi jetën është i riu, Metlind Neziri, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot në varrezat e vendlindjes, raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Dy të lënduarit tjerë fillimisht janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës dhe më pas janë dërguar për në QKUK, ku dhe po vazhdon trajtimi i tyre./Klankosova.tv.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:
The post Varroset sot 16-vjeçari që vdiq në aksident në Treboviq të Pejës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.