Është varrosur Erik Ferati, i riu që vdiq mbrëmë nga aksidenti i ndodhur në rrugën Suharekë-Shtime.
I ndjeri është varrosur në fshatin e tij Pleshinë, raporton Klankosova.tv.
Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se kanë marrë pjesë pjesë një numër i madh i familjarëve e miqëvë të tij.
Nga Policia, është bërë e ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona, ku tre prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK.
The post Varroset Erik Ferati, i riu që vdiq mbrëmë nga aksidenti në rrugën Suharekë-Shtime appeared first on Klan Kosova.