Varri misterioz: Ushtari i panjohur “nderon” Kikën (VIDEO)

Varri misterioz: Ushtari i panjohur “nderon” Kikën (VIDEO)

Tek varri po i valojnë tre flamuj, por nuk dihet se cilit shtet i përket.

As në pllakë nuk i shkruan emri.

Ky varr i ushtarit të panjohur është në fshatin Kikë të Kamenicës. Për të fshatarët kanë dëgjuar tregime e histori të ndryshme që nga viti 1912.

Por pamjen nuk e kishte kështu gjithmonë.

Pas disa rivarrimeve në vitin 2016 iu vendos flamuri kuq e zi.

Hajrush Redenica me të vendosur shtizën në tokë pa një dëshmi të tij.

E tek para tre vitesh mori lajmin se flamurit shqiptar iu shtuan edhe dy të tjerë.

Por që eshtrat që janë varrosur afër brezit kufitar me shtetin serb nuk janë të luftës së fundit në Kosovë, e thonë ata që kanë qenë vet pjesë e saj.

Sot ky vend është në mbrojtje të një kompanie private turke.

The post Varri misterioz: Ushtari i panjohur “nderon” Kikën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.