E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVarresot Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë

Varresot Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë

Është varrosur Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë, i cili vdiq dje derisa ishte në detyrë.

Kryetari i Gjakovë, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për familjarët, kolegët dhe miqtë, duke thënë se i dhanë lamtumirën me zemër të rënduar.

“Ai ra në krye të detyrës në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, duke na kujtuar edhe një herë se heronjtë nuk kërkojnë vëmendje – por veprojnë në heshtje”.

“Pusho në paqe, mik i dashur i qytetit tonë. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve”, tha Gjini. /Klankosova.tv

The post Varresot Kaqun Lima, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT