E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeVance, Von der Leyen dhe Meloni takohen në Romë, synohet rifillimi i...

Vance, Von der Leyen dhe Meloni takohen në Romë, synohet rifillimi i negociatave tregtare BE–SHBA

Nënpresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, zhvilloi të dielën një takim të rëndësishëm në Romë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Takimi i mbajtur pas pjesëmarrjes së tyre në meshën e fronëzimit të Papës Leoni, u fokusua në mundësinë e rifillimit të bisedimeve tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

“Evropa mbetet një aleate e fuqishme për ne, edhe pse, si mes miqve të vërtetë, ka çështje për të cilat nuk jemi gjithmonë dakord, përfshirë tregtinë”, u shpreh Vance në praninë e dy liderëve evropiane.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm ekonomik dhe u shpreh optimist për një proces të ri negociator që do të sjellë përfitime të ndërsjella për të dyja palët.

Ky takim sinjalizon një përpjekje të re për të tejkaluar tensionet tregtare dhe për të hapur rrugën drejt një partneriteti më të qëndrueshëm ekonomik ndëratlantik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT