Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar “në thelb” objektivat e tyre ushtarake në Iran, duke shtuar se mënyra se si do të përfundojë konflikti varet nga vetë iranianët.
Vance bëri këto komente gjatë një takimi në Budapest me liderin hungarez Viktor Orban, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përfshirë një pyetje nga Washington Post nëse ka ndonjë informacion të ri që sugjeron se mund të arrihet një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Ai theksoi se ka “dy rrugë” për përfundimin e konfliktit: E para është që iranianët të vendosin të bëhen një vend normal, të mos financojnë më terrorizmin dhe të integrohen në sistemin botëror të tregtisë dhe shkëmbimeve.
Opsioni i dytë është që, nëse iranianët nuk ulen në tryezë, situata ekonomike në Iran do të vazhdojë të jetë “shumë, shumë e keqe”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


