Valon Hoti: Rruga për Ujëvarat e Mirushës s’mund të mbetet peng i paaftësisë

Valon Hoti: Rruga për Ujëvarat e Mirushës s’mund të mbetet peng i paaftësisë

Valon Hoti, kandidati i LVV-së për kryetar të Malishevës, ka kritikuar dështimin e Komunës për të realizuar projektin e rrugës Llapçevë–Ujëvarat e Mirushës, për të cilën Qeveria ka ndarë 697 mijë euro.

“Rruga është në gjendje të rëndë, pengon lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin turistik të zonës. Kjo është pasojë e paaftësisë menaxheriale,” tha Hoti.


Ai premton se ndërtimi i kësaj rruge do të nisë në muajt e parë të mandatit të tij.

“Malisheva ka nevojë për administrim serioz që s’i lë investimet në letër,” përfundoi ai.