Historia e 29-vjeçarit nga fshati Dobrashevc i Drenasit që synoi të dalë jashtë Kosovës për shërim në 2016-ën, nisi përmes rrjetit social Facebook.
Përmes këtij aplikacioni, Kushtrim Morina i cili njëkohësisht është me aftësi të kufizuara, filloi të bisedonte me bashkëfshatarin Enver Kastrati, i cili premtoi se do ia mundësonte Morinës që të depërtonte në Gjermani pikërisht në kohën kur kosovarët kishin marrë vrullin për të hyrë në shtetet evropiane përmes rrugëve ilegale, raporton Kiks Kosova.
Sipas Morinës, këtë vendim për largim nga Kosova e kishte marrë ngase detyrohej që të bëhej operacion në ije dhe në Kosovë frikësohej mos po shkonte diçka keq dhe do mbetej në karrocë, ndërsa për Gjermani shpresonte që pasi ta kryente operacionin do kishte mundësinë për të punuar dhe jetuar atje.
Këtë plan ai do e realizonte përmes Enver Kastratit, i cili sipas Zenun Morinës në 2016-tën po iu mundësonte të rinjve hyrjen në shtetet evropiane në të zezën.
Dhe i gjithë ky skenar, Morinës do t’i kushtonte gjithsej 3 mijë e 500 euro, 2 mijë prej të cilave ia kishte dhënë fillimisht Kastratit dhe shumën tjetër do ta paguante posa të shkelte në tokën gjermane.
2016-ta iku, në 2017-tën Enveri kërkoi pjesën e dytë të parave nga 29 vjeçari duke iu betuar se këtë punë do ta çojë deri në fund.
Atë kohë 20 vjeçar, Morina vazhdoi të kërkonte nga Enveri përgjigje se çfarë do të ndodhte me të ngase paratë i kishte dhënë por dita kur do të duhej të nisej për Gjermani ende nuk po shihej as në horizont.
Fjalët e fundit të Enverit ishin se për punën që ai po bënte kishte rënë nën llupën e Policisë dhe që nga 11 marsi i 2017-tës, ai më nuk u bë i gjallë.
Enver Kastrati u zhduk e familja Morina mbetën pa 2 mijë eurot që nuk ua panë hairin kurrë. /Klankosova.tv
The post “Vallahi kur t’i vjedhi paret e invalidit e ha mishin e fmive, mos ta nin” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.