Vajza e të ndjerës Lisa Marie Presley, Riley Keough, me bashkëshortin e saj Ben Smith-Peterson ka mirëpritur një fëmijë të dytë në fillim të këtij viti, por e mbajti lajmin sekret.
Megjithatë, lajmi u zbulua nga gjyshja e saj, Priscilla Presley, e cila tha se i pëlqente roli i stërgjyshes.
“I dua fëmijët e saj. Jam shumë e lumtur për Rileyn. Ajo ka një burrë të mrekullueshëm dhe dy fëmijë të bukur, gjë që më bën shumë të lumtur”, tha Priscilla për revistën People.
Riley Keough dhe Priscilla PresleyFoto: EPA-EFE
Riley dhe Ben u bënë prindër të vajzës së tyre Tupelo tre vjet më parë. Priscilla tha se vajza e vogël filloi të fliste para se të mbushte një vjeç.
Keough dhe Petersen u takuan në vitin 2012 gjatë xhirimeve të filmit “Mad Max: Fury Road” dhe u martuan tre vjet më vonë.
Edhe pse vijnë nga një nga familjet më të famshme të Amerikës, Keough ka theksuar se dëshiron t’u japë fëmijëve të saj një fëmijëri sa më normale të jetë e mundur, prandaj e mban jetën private larg syrit të publikut.
“Dua që fëmijët e mi të kënaqen duke luajtur në oborr dhe duke bërë aktivitete normale fëmijësh, jo të kenë nevojë vazhdimisht për spektakle si elefantë, cirk e gjëra të tilla”, tha ajo në emisionin “Call Her Daddy”. /Telegrafi/