Në Novosellë të Kamenicës të dielën humbi jetën 10-vjeçari, Linor Bajrami.
Ai pësoi nga vetëaksidenti me veturë të cilën po e ngiste kushëriri i tij 16-vjeçar. Nga mospërshtatja e shpejtësisë, ky i fundit humbi kontrollin ndaj veturës dhe u përplas me një lis.
Arsyet që çuan në këtë aksident ende nuk dihen përfundimisht, por policia ka disa dyshime. Kjo bën që policia të ketë një apel për krejt pjesëmarrësit në trafik.
Detajet i kuptoni në kronikën e mëposhtme:
Klani mëson se ndaj shoferit që e shkaktoi këtë aksident do të ndërmerret një procedurë e veçantë, pasi i njëjti është i mitur dhe nuk posedon as patentë- shofer.
Ndërkohë ai dhe pasagjeri tjetër i lënduar nga ky vet aksident janë jashtë rrezikut për jetë, derisa varrimi i të ndjerit është bërë të hënën në orën 18:00 në varrezat e fshatit.
The post Vaji në dasmë: Të miturit marrin makinën, vdes 10-vjeçari (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.