Futbollisti shqiptar Myrto Uzuni, është golashënuesi më i mirë në histori të klubit spanjoll Granada.
Ai ekskluzivisht në Klan Kosova ka folur rreth këtij suksesi.
Uzuni tregoi se ka qenë i bindur se do të bëhet lojtari më i mirë i këtij klubi.
“Drejtori i ekipit të Grandas kur më ka firmosur kontratën, kur kam arritur në Granada kemi kryer testet mjekësore edhe ditën e parë që kemi bërë stërvitje dhe kemi shkuar të darkonim së bashku edhe i kam thënë se do të bëhem lojtari më i mirë këtu”, u shpreh ai.
“Pastaj ai më pas i habitur dhe më tha, mundesh. Dhe dje më ka uruar dhe më tha e mbajte fjalën”, theksoi Uzuni në intervistën ekskluzive për Klan Kosova.
Sulmuesi shqiptar tha se për të arritur deri këtu ka bërë goxha punë dhe mund.
Deri më tani Myrto Uzuni, i ka realizuar 46 gola për klubin spanjoll Granada.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>