Uta Ibrahimi, alpinistja e njohur nga Kosova, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka bërë histori në alpinizmin botëror, duke u bërë gruaja e parë shqiptare dhe e para nga Ballkani që ka ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë, të njohura si “tetëmijëshat”, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky sukses kulmoi më 10 maj 2025, kur Uta ngjiti majën e Kangchenjunga (8,586 metra), të tretën më të lartë në botë, duke përmbyllur projektin e saj shumëvjeçar “Utalaya 14×8000”.
Rrugëtimi i Utës në alpinizëm ka filluar në vitin 2017, kur ajo u bë gruaja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë në botë, Everestin (8,848 metra).
Ky sukses ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm që do të përfshinte ngjitjet e disa prej majave më të frikshme dhe të vështira të Himalajeve dhe Karakoramit, përfshirë K2, Annapurna, Nanga Parbat, Lhotse dhe Broad Peak.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);