Oleksandr Usyk planifikon të zhvillojë edhe dy duele para se t’i japë fund karrierës së tij në boks.
Ai ka përmendur si kundërshtarë të mundshëm Daniel Dubois ose Joseph Parker, por emri i tij i fundit ka ardhur si një surprizë.
Në maj, Usyk u shpall kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda pas 24 vitesh, pasi mposhti Tyson Fury-n.
Ai përsëriti suksesin në dhjetor, duke mbrojtur titullin e tij. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, ai u detyrua të lirojë titullin e IBF, çka bëri që Dubois, si kampion i përkohshëm, të promovohej në kampion zyrtar. Dubois ruajti titullin duke mposhtur Anthony Joshuan në shtator dhe tani përballet me Joseph Parker më 22 shkurt.
“Do të luftoj me fituesin e këtij dueli. Qoftë Parker apo Dubois, nuk ka rëndësi për mua”, tha Usyk për ‘Sky Sports’.
“Kam edhe dy përballje para se të tërhiqem, jo më shumë”, shtoi ai, transmeton Klankosova.
Megjithatë, surpriza më e madhe erdhi kur 38-vjeçari përmendi kampionin e UFC-së, Alex Pereira, si një kundërshtar të mundshëm për duelin e tij të fundit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>