Ushtronin prostitucion në një lokal në Fier, bien në pranga pesë persona

news image

Janë arrestuar pesë persona pas finalizimit të operacionit “Prive”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Fier, pas një hetimi që ka zgjatur rreth 7 muaj, në drejtim të Prokurorisë, raporton Sinjali.

Gjatë këtij operacioni u zbulua një lokal në Mbrostar ku ushtrohej prostitucioni. Pesë të arrestuarit përfshijnë: 3 organizatorët e veprimtarisë kriminale, 2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Gjithashtu, janë sekuestruar shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Ndryshe, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/