Analisti Azdren Shala, ka treguar një zhvillim interesant sa ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Shala në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se në VV aktivistët përgatiteshin se si të kacafyteshin me policët.
“Unë i kam parë Adriatik. Foto qysh me u rrehë me policin. Ushtrime fizike kanë bërë, e vërtetë kjo është”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Kujtojmë, se në të kaluarën jo rrallë ka ditur të eskalojë situata në protestat e LVV-së.
E cak i sulmit, ishin pikërisht policët që ruanin rendin gjatë protestës.
Shumë prej tyre pësuan lëndime të rënda trupore, e ka pasur prej atyre që është dashur të shkojnë edhe jashtë vendit për shërim./ Klankosova.tv.
The post “Ushtrime qysh me u rrehë me policë”, Shala tregon për përgatitjet që bëheshin brenda VV-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.