Autoritetet në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në Varshavë, zbuloi kryeministri polak, Donald Tusk.
Në një postim në X, ai shkroi se “pikërisht tani, Shërbimi i Mbrojtjes së Shtetit neutralizoi një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare Parkowa dhe Belweder.
“Dy qytetarë bjellorusë u arrestuan. Policia po heton rrethanat e incidentit”, shtoi ai.
Incidenti vjen disa ditë pasi dronët rusë pushtuan hapësirën ajrore polake dhe alarmi çoi në mobilizimin e forcave të armatosura të Polonisë në juglindje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ushtria polake neutralizon dronin mbi ndërtesat qeveritare, Tusk: Dy shtetas bjellorus u arrestuan appeared first on Sinjali.