E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizUshtria e lirisë e nderon komandantin e luftës (VIDEO)

Ushtria e lirisë e nderon komandantin e luftës (VIDEO)

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të mërkurën mbajtën ceremoninë kushtuar Epopesë së UÇK-së në kazermën, “Adem Jashari”.

Për gatishmërinë e tyre ushtarake, iu raportua komandantes supreme e cila është njëherazi presidente e Kosovës.

Pasi Vjosa Osmani përshkoi rreth e përqark zonën, iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, kryekuvendari Glauk Konjufca e Rifat Jashari, kryefamiljari i Jasharëve.

Të pestit bashkë vazhduan rrugën për homazhe tek obelisku i ndërtuar tek kazerma.

Kronikën e plotë e gjeni në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT