E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeUshtarët mbrojtës të integritetit territorial

Ushtarët mbrojtës të integritetit territorial

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi, e ka uruar Ditën e Forcës, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani ka thënë se ushtarët e Forcës së Kosovës janë gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.

Osmani po ashtu ka thënë se heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme

“Urime #DitaeForcës! Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar presidentja e vendit.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT