Ushtarët italianë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR-it, po vazhdojnë të zhvillojnë patrulla të rregullta në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe kufirin në veri të vendit.
Bazuar në njoftim, këto patrulla janë zhvilluar si ditën, ashtu edhe natën , transmeton Klankosova.tv.
“Këto aktivitete pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.


