E shtunë, 17 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeUshtarët finlandezë të KFOR-it kryejnë operacione pastrimi në veri të Kosovës

Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryejnë operacione pastrimi në veri të Kosovës

Ushtarët finlandezë të njësisë EOD, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer operacione pastrimi të vendndalimeve të helikopterëve në pjesën veriore të Kosovës.

Këto veprime kanë për qëllim të sigurojnë që mjetet ajrore të KFOR-it të përmbushin detyrat e tyre në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Ky angazhim është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre si përgjigjës të sigurisë.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT