Ushtaraku turk, Ulutashi “unik”, i pari komandant i KFOR-it me dy mandate (VIDEO)

Ushtaraku turk, Ulutashi “unik”, i pari komandant i KFOR-it me dy mandate (VIDEO)

Ishte ai që e bëri historinë, duke qenë turku i parë që mori udhëheqjen e Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

E pikërisht dy vjet më vonë, gjeneral-majori Ozkan Ulutash e bëri edhe një hap më të madh për karrierën e tij, por edhe për shtetin, duke u bërë komandanti i parë në 26 vjet që merr edhe një mandat tjetër në krye të KFOR-it.

Në fjalimin e tij këtë të premte, Ulutaş u zotua për përkushtimin e Misionit Paqeruajtës Ndërkombëtar për paqe, siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet.

Ndërsa komandanti i deritanishëm, ushtaraku italian Enrico Barduani, foli për shërbimin në Kosovë, duke shtuar se zgjidhja e çështjeve që ka Kosova me Serbinë është politike dhe duhet të vijë përmes dialogut.

Për shërbimin e tij, Barduani u dekorua me medalje presidenciale ushtarake nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, e cila e cilësoi Misionin e KFOR-it si gurthemel për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Ajo theksoi se Kosova ka qëndruar gjithnjë pranë aleatëve, në një kohë kur, sipas saj, kërcënimet për paqen dhe sigurinë janë në rritje.

Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

The post Ushtaraku turk, Ulutashi “unik”, i pari komandant i KFOR-it me dy mandate (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.