Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Kosovën më 15 tetor

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga 13 deri më 16 tetor.

Vizita përfshin takime me liderët e gjashtë vendeve të rajonit dhe ndalet në Prishtinë më 15 tetor, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, raporton Rtk.

Qëllimi i vizitës është riafirmimi i perspektivës evropiane për rajonin, megjithatë, burime jozyrtare thonë se raporti vjetor i Komisionit Evropian për zgjerimin, i cili zakonisht publikohet në tetor, është shtyrë për në nëntor për të mos ndikuar negativisht në vizitën e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/