Mitrovica, qyteti që prej vitit 1999 është kthyer në simbol të ndarjes, jo vetëm në hartën e Kosovës, por edhe në mendjen e njerëzve.
Pas vendosjes së trupave të KFOR-it dhe ndarjes së qytetit në veri dhe jug, ura mbi lumin Ibër mbeti pikë kufiri dhe tensioni. Sot më shumë se dy dekada më vonë, qeveria në detyrë ka nisur ndërtimin e dy urave të reja, duke ringjallur pyetjen se a po përdorë Mitrovicën si kartë politike.
Për këtë temë, në emisionin “Ora Shtatë” kanë diskutuar gazetari i Klan Kosova, Liridon Zeqiri dhe eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.
Zeqiri, në kuadër të emisionit “Mat” në Klan Kosova, ka mbërthyer në një dokumentar zhvillimet që nga qershori i çlirimit të Kosovës, e deri në ditët e sotme.
“Dokumentarin e kemi titulluar ‘Urat me tri këmbë’, për të përshkruar aspektin fizik të tyre, mirëpo edhe si një metaforë për të përshkruar një situatë atje, një ndarje, një paqëndrueshmëri politike që zgjat prej 26 vjetësh”, thotë Zeqiri.
Derisa Elezi thotë se KFOR-i u vendos me qëllim kryesor, atë të sigurisë, pasi siç thotë ai, pati rrezik për përplasje mes shqiptarëve dhe serbëve.
Sipas Elezit, rreziku më i madh në atë kohë për popullatën serbe ishte vet Serbia, pasi siç thekson ai, ky shtet do bënte gjithçka për t’i lënë në faj shqiptarët.
The post “Urat me tri këmbë”, si u nda Mitrovica dhe çka pasqyrojnë urat e reja? appeared first on Klan Kosova.