Urat e reja, Policia: Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt

Urat e reja, Policia: Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt

Sot qeveria në detyrë po mburret se hapën për qarkullim ura të cilat pretendojnë se lidhin qytetin e Mitrovicës, megjithatë ura kryesore e Ibrit mbetet sërish e mbyllur.

Mbi rastin e punimeve dhe hapjes së urave të reja për qarkullim, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh se Policia e Kosovës, gjendet kudo për sigurinë e secilin në mënyrë që të zbatohen ligjet e Republikës, transmeton klankosova.tv.

”Unë nuk merrem shumë me politikë, unë e di që në momentin që qeveria e shtetit tim e merr një vendim për me ndërtu një urë dhe e liron për qarkullim ne jemi aty për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”.

”Edhe nëse vjen vetura nga jugu ka me shku në rreth nga jugu, politikisht po mundohemi mos me u përzi shumë në politikë”.

”Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet”.

”Nga ky moment që kjo urë është lëshuar sot, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë sikur për urën në Gjakovë”.

”Apeli që ne kemi dërgu është që qytetarët e veriut të vendit fillimisht duhet të ndihen të sigurt. Nuk ka nevojë për asnjë brengosje. E dyta edhe banorët e jugut, duhet të pajtohen me zbatuesit e ligjit, patriotizëm është sot me dashtë vendin e vet. Ne jemi duke ofru shërbime si në Mitrovicë të Jugut, Pejë e Gjakovë”.

”Çdo veprim që është i ligjshëm do të lejohet. Ligji i Republikës së Kosovës do të zbatohet në veri të vendit. Sidoqoftë zbatimi i Ligjeve të Kosovës, nuk ka alternativë”.

The post Urat e reja, Policia: Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt appeared first on Klan Kosova.