Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në ditën e fundit të fushatës ka zhvilluar një tur përmbyllës nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku është takuar me qytetarët.
Gjatë ditës, Ismaili ka vizituar Bregun e Diellit, Matiçanin, Lagjen e Muhaxherëve, Ulpianën, Dardaninë, Kalabrinë, Arbërinë, Tophanen, Kodrën e Trimave, “Nazim Gafurri”, Kolovicën dhe Lagjen e Vjetër, ku është pritur me shumë entuziazëm nga banorët.
Ai theksoi se ka zgjidhje konkrete për problemet e përditshme të çdo lagjeje dhe fshati të Prishtinës, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të votojnë për një Prishtinë funksionale, që u shërben të gjithëve pa dallim.
The post Uran Ismaili viziton lagjet dhe fshatrat: “Një ditë na ndan nga ndryshimi në Prishtinë” appeared first on Klan Kosova.