Uran Ismaili për ‘listën fituese’ për Asamble: “Njerëzit e mirë e të aftë po bëhen bashkë për Prishtinën’”

Uran Ismaili për ‘listën fituese’ për Asamble: “Njerëzit e mirë e të aftë po bëhen bashkë për Prishtinën’”

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka bërë të ditur se sot ka mbajtur një takim me kandidatët për Asamble Komunale.

Lista e udhëhequr nga Ismaili përbëhet nga 70% emra të rinj që garojnë për herë të parë dhe mbi 40% gra, duke sjellë përfaqësim të gjerë dhe energji të re në garën për qeverisjen e kryeqytetit.

Shumica e personaliteteve të përfshira në platformën “Koha për Prishtinën” vijnë nga fusha e kulturës, sportit, urbanizmit, arsimit, shëndetësisë, biznesit dhe energjisë efiçiente. Këta kandidatë, sipas Ismailit, janë të përgatitur të japin kontribut të drejtpërdrejtë në adresimin e sfidave të qytetit.

Gjatë takimit u bë e ditur se u diskutua edhe për gjendjen aktuale të Prishtinës. U rikonfirmuan gjithashtu zgjidhjet që, sipas Ismailit dhe kandidatëve, do të mundësojnë tejkalimin e kaosit të shkaktuar nga qeverisja e tanishme lokale.

Postimi i plotë i Ismailit:

“Koha për Prishtinën ku njerëzit e aftë e të mirë bëhen bashkë për qytetin.

Ndjenjë e veçantë krenarie t’i takoj sonte të gjithë asambleistët tonë garues. Me një ekip si ky, Prishtina do të jetë burim krenarie për të gjithë!

The post Uran Ismaili për ‘listën fituese’ për Asamble: “Njerëzit e mirë e të aftë po bëhen bashkë për Prishtinën’” appeared first on Klan Kosova.