Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar me prezantimin e zgjidhjeve specifike për lagjet e kryeqytetit, ku pas Kodrës së Trimave, sot vazhdoi me Dardaninë – një nga lagjet më të rëndësishme të Prishtinës.
Ismaili u zotua se kjo lagje do të marrë më shumë vëmendje dhe investime konkrete, duke thënë se “Dardania ka nevojë për jetë më të mirë në lagje, jo për hapësira pa gjallëri e pa mirëmbajtje”.
Projektet identifikuese të Urani Ismailit për Dardaninë përfshijnë:
– Rivitalizimin e plotë të Kurrizit dhe hapësirës rreth Santesë;
– Rinovimin e të gjitha ndërtesave me fasada të reja, izolim dhe panele solare;
– Riparimin e të gjithë ashensorëve ekzistues në lagje;
– Ndërtimin e dy parkingjeve nëntokësore për të liruar hapësirat publike para ndërtesave;
– Krijimin e një qendre multifunksionale të lagjes me pishinë gjysmë-olimpike dhe hapësira rekreative.
Ismaili theksoi se këto projekte do ta kthejnë Dardaninë në një lagje më funksionale, me hapësira moderne dhe të mirëmbajtura, ku qytetarët do të ndihen pjesë e një jete urbane më të gjallë dhe cilësore. /Klankosova.tv
The post Uran Ismaili për Dardaninë: 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet 14 milionë i ndarë vetëm për lagjen appeared first on Klan Kosova.