Uran Ismaili në Prishtinë: I dyti në shumicën e qendrave, por i pari në disa prej tyre

news image

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka treguar edhe në këto zgjedhje performancë të fuqishme.

Edhe pse nuk arriti balotazhin, ai ka shtuar mbi 11 mijë vota për dallim nga para katër vitesh.

Madje, nëse analizohen qendrat e votimit në qytet, Ismaili në shum qendra të votimit të mëdha në Prishtinë, del i dyti, duke lënë pas Përparim Ramën.

Uran Ismaili p.sh del i dyti në lagjen Dardania, në fakultetin Filologjik, Teknik, në shkollën Hasan Prishtina, Ali Sokoli e Ismail Qemajli.

Kurse, në lagjen Kalabria, në lagjen Muharrem Fejza dhe në Vranidoll, ka dalur i pari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/