Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shihet duke luajtur basketboll me miqtë e tij dhe disa nga kandidatët për Asamble të Prishtinës.
Basketbolli është një nga pasionet e Ismailit, ndërsa zhvillimi i sportit zë një vend të rëndësishëm në planin e tij për Prishtinën funksionale.
Përmes zgjidhjes së tij “Prishtina e së ardhmes”, që është pjesë e 5 zgjidhjeve, ai synon të nxisë kulturën e sportit dhe aktivitetit fizik në çdo lagje të kryeqytetit duke ndërtuar fusha të reja sportive dhe duke mbështetur klubet ekzistuese të Prishtinës.
@uranismaili Sa-sa jena, a osht ka i numron najkush? #KohaPerPrishtinen #kosovo #prishtina #foryou #fyp
https://www.tiktok.com/embed.js
The post Uran Ismaili me sportistët: Të gjithë pjesë e ndryshimit në Prishtinë pas 12 tetorit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.