Uran Ismaili me motoristët: Siguri për qytetarët dhe kontroll të zhurmës në rrugët e Prishtinës (VIDEO)

Uran Ismaili me motoristët: Siguri për qytetarët dhe kontroll të zhurmës në rrugët e Prishtinës (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me motoristët e kryeqytetit, ku ka diskutuar për mënyrat se si Prishtina mund të ofrojë hapësira më të përshtatshme për ta, në mënyrë që të lëvizin të lirshëm dhe të kultivojnë pasionin e tyre, pa penguar qytetarët dhe pa u rrezikuar asnjëra palë.

Ismaili tha se kryeqyteti duhet t’u ofrojë hapësirë të gjithëve, pavarësisht mjetit të transportit që zgjedhin. Ai u zotua se gjatë mandatit të tij do të krijohen pista të dedikuara për motorë dhe motokros, duke theksuar se edhe problemi i zhurmës së motorëve duhet trajtuar me seriozitet, por duke gjetur zgjidhje së bashku me komunitetin e motoristëve, transmeton Klankosova.tv.

“Zhurma e motorëve është kthyer në shqetësim për qytetarët, prandaj do të zbatojmë rregullore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për të parandaluar zhurmat e panevojshme,” tha Ismaili.

The post Uran Ismaili me motoristët: Siguri për qytetarët dhe kontroll të zhurmës në rrugët e Prishtinës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.