Uran Ismaili: Lejet e reja të ndërtimit pezullohen për 6 muaj që t’i japim frymë e planifikim Prishtinës

Uran Ismaili: Lejet e reja të ndërtimit pezullohen për 6 muaj që t’i japim frymë e planifikim Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se posedon aftësinë dhe përvojën menaxheriale për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemet e mëdha me të cilat kryeqyteti është përballur për vite të tëra. Ai theksoi se qytetarët e Prishtinës meritojnë një jetë më të mirë dhe se është i bindur se mund ta nxjerrë kryeqytetin nga kaosi në të cilin ndodhet.

Duke foli për premtimin e tij “prej betonit te komuniteti”, ku është zotuar se do të pezullojë për gjashtë muaj të gjitha lejet e reja të ndërtimit, për të krijuar mundësinë e një planifikimi të rregullt urban. Ai sqaroi se lejet ekzistuese nuk do të preken, por theksoi se Prishtina duhet të ndërtohet me plan dhe me rregull.

“Shumica e lagjeve të ndërtuara sot nuk kanë infrastrukturë mbështetëse – nuk kanë parqe, çerdhe, ndriçim, apo hapësira sociale. Komuna ka dhënë leje pa menduar për pasojat dhe pa vendosur infrastrukturën e nevojshme. Pezullimi prej 6 muajsh është i domosdoshëm që ndërtimet e reja të planifikohen më mirë dhe t’u ofrojnë qytetarëve, rrugë, ndriçim, parqe, çerdhe, gjelbërim dhe infrastrukturë sociale dhe një jetë më kualitative në përgjithësi,” tha ai në Dukagjin.

The post Uran Ismaili: Lejet e reja të ndërtimit pezullohen për 6 muaj që t’i japim frymë e planifikim Prishtinës appeared first on Klan Kosova.