Uran Ismaili fton qytetarët të votojnë për Prishtinën

Uran Ismaili fton qytetarët të votojnë për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Ismail Qemali”, së bashku me bashkëshorten e tij, Arizonën, dhe djalin e tyre, Omerin.

Pas votimit, Ismaili ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe pritjen gjatë gjithë fushatës, duke i ftuar ata të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e Prishtinës.

“Ditë e bukur në Prishtinë! Dilni të votoni, nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të bëni sot!

E drejta e votimit është thelbi i një shoqërie demokratike që e përcakton të ardhmen e vet. Unë me Arizonën dhe Omerin sapo e përfunduam këtë detyrë të shenjtë.

Ju ftoj ta bëni edhe ju!”, ka shkruar Ismaili.

 

The post Uran Ismaili fton qytetarët të votojnë për Prishtinën appeared first on Klan Kosova.