Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar sot takimet me qytetarët, duke shpërndarë gazetën e tij javore “Koha për Prishtinën” në lagjen Dardania, ku njëkohësisht ka ftuar banorët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës për këtë lagje që do të mbahet sonte në shkollën “Xhemail Mustafa” nga ora 19:30.
Gjatë takimit me qytetarët, Ismaili ka nënshkruar së bashku me ta “kontratën për Prishtinën”, ku zotohet se nëse nuk i përmbush 90% të zotimeve të tij në mandatin e parë, nuk do të kërkojë votë për mandatin e dytë.
“A e ke nënshkru kontratën në numrin e fundit të gazetës? 90% të premtimeve të realizuara, ose nuk kërkoj më votë!”, shkruan Ismaili.
“Shihemi sonte në tubimin tonë në Dardani, te shkolla ‘Xhemail Mustafa’, në ora 19:30”.
“Bashkohu për Prishtinën funksionale”, shtoi kandidati për kryetar të Prishtinës.