Në fillim të korrikut ka nisur ngritja e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Punimet janë duke vijuar me dinamikë tejet të lartë – edhe me deri 24 orë punë në ditë.
Sipas punëkryesit, Jahir Nimani, ura për automjete do të jetë e gatshme për qarkullim për 1 shtator, ndërkaq ajo për këmbësorë do të ndërtohet më vonë.
Në kuadër të dokumentarit “Urat me tri këmbë”, është trajtuar edhe mundësia që mbi urën për automjete të vendoset KFOR dhe të mos lejojë qarkullimin.
Misioni i KFOR nuk është përgjigjur për MAT nëse do të lejojë lëvizjen apo do ta bllokojë.
Njohësit e politikës, kanë vlerësimë të ndryshme për ngritjen e urave të reja dhe mundësinë që ato të mos lejohen të hapen.
The post Ura e re mbi Ibër e gatshme për 1 shtator, a do të lejohet lëvizja mbi të? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.