Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeUP-ja zhvendos shtyllën, hapet rruga për funksionalizimin e objektit të ri të...

UP-ja zhvendos shtyllën, hapet rruga për funksionalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është zhvendosur shtylla e tensionit të lartë pranë objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, duke hapur rrugën për funksionalizimin e tij pas më shumë se një dekade.

Objekti, ndërtimi i të cilit nisi më 2013, kishte mbetur jashtë përdorimit për shkak të afërsisë me shtyllën dhe depove të KEDS në pronën e universitetit.

Sipas UP-së, largimi i infrastrukturës energjetike rrit sigurinë dhe krijon kushte për vënien në funksion të plotë të ndërtesës. Megjithatë, universiteti thekson se disa hapësira ende shfrytëzohen pa autorizim dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve për lirimin e tyre.

Objekti pritet të kërkojë investime shtesë, me synimin që të jetë gati për studentët në vitin akademik 2026/2027.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT