Një ambient i ri dhe modern u inaugurua sot në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
Laboratori më i ri, i quajtur “Gazetaria Mobile & UPpodcast”, synon të ofrojë një hapësirë inovative për studentët e gazetarisë.
Ligjëruesja e këtij departamenti, Blerta Dibrani, tha se ky është një investim mbi 25 mijë euro, një nga më modernët deri më tani, i cili do t’i ndihmojë studentët në përgatitjen e tyre për gazetarinë mobile dhe zhvillimin e podcasteve.
Ndiqni raportimin e plotë nga gazetarja Altiana Zogaj, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>